BOTA /

Hetimi për korrupsion në shitjen e pronave, Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Policia belge kontrollon për parregullsi të mundshme në marrëveshjen prej 900 milionë eurosh që përfshin 23 ndërtesa të BE-së

Shkruar nga Versus

Hetimi për korrupsion në shitjen e pronave, Policia belge bastis zyrat

Policia belge bastisi ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel të enjten në mëngjes,12 shkurt si pjesë e një hetimi mbi parregullsi të mundshme në shitjen e pronës së BE-së, sipas personave të njohur me çështjen.

Sipas Financial Times, bastisjet u kryen në ndërtesa të ndryshme të Komisionit , përfshirë departamentin e buxhetit, dhe lidhen me shitjet e pronës së BE-së që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm të Komisionit, kur Johannes Hahn ishte komisioner i buxhetit. 

Hahn ishte përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të BE-së prej 1 trilion eurosh deri në vitin 2024 dhe u emërua i dërguar special i BE-së për Qipron pas përfundimit të mandatit të tij.

Hetimi po kryhet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian dhe ka të bëjë me 23 ndërtesa të blera në vitin 2024 nga fondi shtetëror belg i investimeve SFPIM për 900 milionë euro .

Në kohën e marrëveshjes, Komisioni Europian kishte deklaruar se procesi i shitjes ishte kryer përmes një tenderi dhe në përputhje me rregulloren financiare të BE-së.

Një zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit Publik Europian, Tine Holevut, konfirmoi se "aktivitetet e mbledhjes së provave po kryhen në kontekstin e një hetimi në vazhdim" , duke shtuar se "asgjë tjetër nuk mund të komunikohet në këtë fazë, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi dhe rezultati i tij" .

OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, nuk pranoi të komentojë, ashtu si edhe policia federale belge. Ndërkohë, Komisioni Europian, SFPIM dhe Johannes Hahn nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment./Versus.al

Poll