BOTA /

Kosova mbetet në ngërç, Kurti pas dështimit në takimin me liderët opozitarë: Bëra 2 propozime

"Nuk ka të bëjë me votimin e fshehtë", u shpreh Kurti mes të tjerash për ngërçin politik duke theksuar se opozita po bojkoton qëllimisht propozimet e VV.

Shkruar nga Versus

Kosova mbetet në ngërç, Kurti pas dështimit në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat pasi takimi 3 orësh që pati me partitë opozitare rezultoi dështim. Ai tha se kishte ofruar dy mundësi kompromosi, njëra që kryeparlamentarja e propozuar dhe 2 nënkryetarët të votohen paketë dhe propozimi i dytë që nëse Albulena Haxhiu nuk merr 61 vota me votim të fshehtë atëherë tërhiqet nga gara.  

“LDK e PDK e kanë keqlexuar gjykimin e kushtetueses. Nuk ka kompromis mes nesh. Kam ofruar dy opsione që kryeparlamentarja e propozuar dhe 2 nënkryetarët të votohen në mënyrë “paketë”.

Lëvizja Vetëvendosjes është fituese e qartë. VV është më e madhe se PDK e LDK së bashku. Rezultati i zgjedhjeve më të fundit tregon pakënaqësi të popullit me opozitën dhe jo me Vetëvendosjen”- u shpreh Kurti mes të tjerash. Versus.al

Poll