BOTA /

Kosovë/ Bashkëpunim me shërbimin sekret serb? 5 të arrestuar, një prej tyre pranon fajin! Reagon ashpër Kurti

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë gjatë muajve të fundit, nën akuzën se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret serb. Tre prej të ndaluarve janë shqiptarë dhe dy të tjerë serbë. Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet A.V., ka pranuar fajësinë pas përballjes me dëshmitë që e implikojnë drejtpërdrejt në veprimtari në dëm të sigurisë kombëtare.

Shkruar nga Versus
Kosovë/ Bashkëpunim me shërbimin sekret serb? 5 të
Albin Kurti

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili reagoi ashpër pas zbardhjes së rasteve. Në një deklaratë publike, Kurti paralajmëroi për përpjekje të qëllimshme nga ana e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës.

“Këto raste janë dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar Kosovën,” shkroi Kurti. “Përmes infiltrimeve në organizata ndërkombëtare dhe qarqe ekstremiste fetare, përmes përpjekjeve për të rishkruar historinë dhe për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së, si dhe për të mohuar masakrën e Reçakut, Serbia po vazhdon luftën e saj hibride kundër shtetit tonë.”

Kosovë/ Bashkëpunim me shërbimin sekret serb? 5 të

Ai shtoi se Kosova nuk do të tolerojë asnjë formë tradhtie dhe bashkëpunimi me shërbime të huaja armiqësore. “Askush që tenton të shesë sigurinë tonë për interesa të errëta nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Organet e drejtësisë janë të vendosura të çojnë hetimet deri në fund dhe të japin përgjigjen e merituar.”

Hetimet janë ende në vijim dhe priten arrestime të tjera, ndërkohë që autoritetet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar kërcënime të ngjashme në të ardhmen. Versus.al

Poll