BOTA /

Kryeministri britanik nuk humbet kohë anulon planin e qeverisë Sunak për emigrantët në Ruanda

Kryeministri britanik Keir Stramer  i cili ditën e djeshme mori dhe bekimin e Mbretit Charless III gjatë fjalimit në Dowing Street premtoi kufij të sigurtë për Britaninë e Madhe.

Shkruar nga B.SH
Kryeministri britanik nuk humbet kohë anulon planin e qeverisë Sunak
Kryeministri britanik Keir Stramer para Dowing Street

Kryeministri britanik Keir Stramer  i cili ditën e djeshme mori dhe bekimin e Mbretit Charless III gjatë fjalimit në Dowing Street premtoi kufij të sigurtë për Britaninë e Madhe.

Ai gjithashtu u zotua të anulojë skemën e Ruandës, lajm i cili u prit me gëzim nga shumë emigrant të cilët presin të kalojnë Kanalin për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Në një kampim në tendë në pyll afër Dunkirkut mbrëmë (Francë), emigrantët u shprehën se ishte 'lajm i mahnitshëm' që qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar do të braktisë këtë program, shkruan Dailymail.

Kryeministri britanik nuk humbet kohë anulon planin e qeverisë Sunak
Emigrantë në një kampim tende në pyll afër Dunkirkut të fotografuar ditën e djeshme

Loni, 17 vjeç, nga Sudani i Jugut, vazhdon më tej në shkrimin e saj Dailymail, tu shpreh:

"Kam qenë këtu prej shtatë muajsh me motrën time dhe fëmijët e saj dhe gjatë gjithë kohës jemi shqetësuar se mund të na dërgojnë në Ruanda. Është lajm i mahnitshëm të dëgjosh që nuk do të ndodhë më. Jam i lumtur tani e di që nuk do të na kthejnë në afërsi të shtëpisë.'

Plani i detajuar i qeverisë së re britanike për të luftuar gomonet ka të ngjarë të marrë muaj për t'u ngritur dhe Laburistët nuk kanë arritur të shpjegojnë në detaje se si propozimet e saj do të ndalojnë fluksin e emigrantëve.

Nëse konservatorët do të fitonin në sondazhin e së enjtes fluturimi i parë i emigrantëve për në Ruanda do të ndodhte shumë shpejt.

Sipas kushteve të marrëveshjes Britani e Madh-Ruanda, i gjithë projekti mund të anulohet thjesht nga njëra prej qeverive duke dhënë një njoftim me shkrim tre muaj më parë.

Laburistët janë zotuar të krijojnë një Komandë të Sigurisë Kufitare që bashkon pjesë të ndryshme të Ministrisë së Brendshme - plus shërbimet e sigurisë, përfshirë MI5 - për të luftuar bandat e trafikimit njërëzorë.

Konservatorët theksuan se njësia e re do të ishte pothuajse identike me atë që është tashmë në vend.

Përveç kësaj, laburistët janë shprehur se do të kërkojnë marrëveshje të reja me vende të tjera – përfshirë Francën – për të përshpejtuar largimin e emigrantëve të paligjshëm.

Deri më tani, Franca ka refuzuar kategorikisht të marrë në konsideratë një marrëveshje kthimi dhe ka të ngjarë të jetë edhe më e vështirë për të siguruar një marrëveshje nëse partia Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë ruan epërsinë e saj në raundin përfundimtar të nesërm të zgjedhjeve kombëtare franceze.

 

Poll