BOTA /

Kurti edhe në Maqedoninë e Veriut, zv.ministri i tij u bën thirrje shqiptarëve të mbështesin partinë VLEN

Shkruar nga Versus

Kurti edhe në Maqedoninë e Veriut, zv.ministri i tij u bën

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ishte mbrëmë në tubimin e disa partive shqiptare atje, që në nivel qendror janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Hristjan Mickoskit. Durmishi foli në emër të Kurtit dhe të Qeverisë së Kosovës duke theksuar se shqiptarët nuk e kanë luksin që të ndahen.

Ai u përcolli të pranishmëve përshëndetjet e Kurtit duke u bërë me dije se qeveria e Kosovës është në krah të partisë ‘’VLEN’’.

Pjesë nga fjala e Durmishit:

Kam nderin që këtë tubim kaq madhështorë ta përshëndes në emër të kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti.

Këtë tetor, shqiptarët në të dy anët e kufirit marrin pjesë në zgjedhje vendimtare lokale. Në Kosovë votohet më 12 tetor, dhe atje Vetëvendosja është ajo që VLEN. Këtu votohet më 19 tetor, dhe këtu VLEN-i ju. VLEN është forca juaj.

Ashtu siç po lidhet Prizreni me Tetovën me rrugë, duhet të lidheni edhe ju me VLEN-in, të bëheni bashkë dhe të fitoni bashkë.

Shqiptarët nuk kanë luksin të ndahen, sepse vetëm të bashkuar bëhen faktor.

Qeveria e Kosovës, Lëvizja jonë, është me ju: politikisht, kombëtarisht dhe njerëzisht.

VLEN nuk është vetëm koalicion, por mundësia që zëri shqiptar të dëgjohet qartë dhe fuqishëm.

Prandaj, mesazhi është i thjeshtë: Atje me 12 tetor VLEN Vetëvendosja. Këtu me 19 tetor VLEN-i ju.

Bashkohuni, mobilizohuni dhe fitoni bashkë sepse kjo përpjekje i’a VLEN

Dhe për fund: keni të fala të përzemërta nga Kryeministri Albin Kurti, i cili për shkak të vizitës në SHBA nuk pati mundësi të ishte edhe fizikisht këtu me ju. Faleminderit e shumë sukseseVersus.al

Poll