BOTA /

Loja në TikTok kthehet në rrezik, 13 nxënës shqiptarë lëndojnë veten me mjete të mprehta

Numri i nxënësve në një shkollë të Gjakovës, të cilët kanë lënduar veten me mjete të mprehta sa vjen e rritet.

Shkruar nga Versus

Loja në TikTok kthehet në rrezik, 13 nxënës shqiptarë

Kosovë- Në total 13 nxënës shqiptarë dyshohet se i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë duke iu bindur një sfide të nisur në rrjetin social “TikTok”. Mësohet se bëhen fjalë për nxënës të moshave nga 11 deri në 15 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baci.

Policia ka marrë në pyetje 10 nxënëe të tjerat të cilat dyshohet se gjithashtu e kanë lënduar veten për shkak të një loje në rrjetin TikTok.

“Deri më tani janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera mbi dyshimin se e kanë lënduar veten në periduha të ndryshme kohore”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Gjakovës.

Rrjetet sociale janë kthyer në një fenomen shqetësues sidomos tek fëmijët e mitur të cilët priren që sjelljet të cilat i shohin në TikTok, t’i zbatojnë në jetën e tyre të përditshme duke sjellë ulje të nivelit të tyre në mësime dhe më shumë probleme sociale të shfaqura në shoqërinë shqiptare. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: