BOTA /

Mickoski merr zyrtarisht mandatin, ka 20 ditë kohë për formimin e qeverisë

Shkruar nga Versus

Mickoski merr zyrtarisht mandatin, ka 20 ditë kohë për formimin e

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve të 8 majit ka marrë zyrtarisht mandatin nga presidentja Gordana Silanovska-Davkova, për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

“Besoj se hapin që po e bëj sot, duke ia besuar formimin e Qeverisë z.Hristijan Mickoski, është hapi i vërtetë juridik dhe politik”, tha kryetarja e shtetit Davkova.

Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje fiton numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota në Kuvend, të cilat VMRO DPMNE i arrin me shqiptarët e VLEN.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 vende në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pas marrjes së mandatit, Hristijan Mickoski, ka afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të përbërjes së re të Qeverisë dhe programit të punës.

Poll