BOTA /

"Mund të arratiset", gjykata e Hagës vendos vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe 'grupin' e tij

Shkruar nga Versus

"Mund të arratiset", gjykata e Hagës vendos vazhdimin e

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-liderët e UÇK që mbahen nën arrest prej vitesh tashmë.

Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj do të vijojnë të jenë nën masën e arrestit me burg. Pavarësisht se rasti ku Thaçi akuzohet për krime lufte nuk është konstatuar se përbën rrezik të arratisjes, tek rasti në fjalë është konstatuar se mund të arratiset.

Kjo bazohet në atë që vendimi e specifikon: rëndësia e veprave penale për të cilat Thaçi akuzohet, qëllimet jo të mira ndaj ligjeve dhe rregullave të DhSK-së.

Përveç kësaj, përmendet edhe fakti që Thaçi vazhdon të fitojë njohuri mbi provat që mbështesin akuzat kundër tij në këtë proces. Si rrjedhojë është konkluduar se ekziston rreziku i arratisjes së Thaçit.

“Prandaj, në dritën e të mësipërmeve dhe në mungesë të ndonjë informacioni të ndërmjetëm në kundërshtim me to, Gjykatësja i procedurës paraprake konkludon se rreziku i arratisjes në lidhje me z. Thaçi vazhdon të ekzistojë”, thuhet në vendim.

Krahas rrezikut të arratisjes, në vendim thuhet se ka rrezik që Thaçi të pengojë procedurat e DhSK-së dhe të kryejë krime të tjera duke u referuar edhe në çështjen e tij për krime lufte, e cila ka rezultuar me ngritjen e aktakuzës në rastin aktual. Versus.al

Poll