BOTA /

"NATO duhet të shkojë në 5% të shpenzimeve për mbrojtjen", Trump: Jam në shënjestër të Iranit! Janë llum!

Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë dhe se aleatët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e përbashkët.

Shkruar nga Versus

"NATO duhet të shkojë në 5% të shpenzimeve për

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që vendet anëtare të NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, duke deklaruar se objektivi duhet të jetë 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në një konferencë për mediat pas samitit të zhvilluar në Ankara më 8 korrik, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë dhe se aleatët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e përbashkët.

“Ne si SHBA kemi ushtrinë më të fortë në botë dhe kjo nuk ka diskutim. Kemi rritur shpenzimet për mbrojtjen dhe besoj se aleatët e NATO-s do të bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh Trump.

Ai vlerësoi liderin turk Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke i cilësuar si figura me ndikim në drejtimin e aleancës.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten kontribuuesi kryesor financiar i NATO-s dhe tha se administrata e tij ka rritur investimet në Forcat e Armatosura.

“SHBA-të mbeten kontribuuesi më i madh i NATO-s. Të gjithë na respektojnë. Të gjithë qeshnin me ne, tani nuk qeshin më. Kemi shpenzuar 1 trilion dollarë në Forcat e Armatosura dhe tani do të shpenzojmë 1.5 trilionë dollarë”, deklaroi ai.

Sipas presidentit amerikan, shumë vende të Aleancës kanë mundësi ekonomike për të shtuar fondet për mbrojtjen, ndërsa disa prej tyre tashmë kanë reaguar ndaj kërkesës së tij.

“Shumë prej këtyre vendeve janë të pasura dhe duhet të shpenzojnë më tepër për mbrojtjen. Disa prej tyre i janë përgjigjur thirrjes, ndërsa të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Dua që t’i kalojmë në 5% shpenzime për mbrojtjen”, tha Trump.

Gjatë konferencës, kreu i Shtëpisë së Bardhë foli edhe për tensionet me Iranin, duke deklaruar se është në shënjestër të Teheranit. 

"Ata kishin udhëheqës. Ata nuk janë më. Pastaj kishin një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata nuk janë më. Tani kanë një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata mund të mos jenë më, kush e di? Dhe e dini çfarë? Mund të mos jem më as unë, sepse jam objektivi i tyre numër një... Jam objektivi i tyre kryesor sepse ata janë fundërrina. Kështu veprojnë dhe kështu kanë vepruar për 47 vjet. Por unë po bëj atë që është e drejtë për vendin," tha Trump.

 

Poll