AKTUALITET /

Vrau dy basketbollistët e “Skënderbeut” në Korçë, Damiano Toshi i shpëton dënimit të përjetshëm, drejt lirimit nga burgu

Damiano Toshi është një nga emrat e njohur të bandës së “Çobenjve” dhe ai u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian

Shkruar nga Versus

Vrau dy basketbollistët e “Skënderbeut” në

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin përfundimtar për Damiano Toshin, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët.

Damiano Toshi është një nga emrat e njohur të bandës së “Çobenjve” dhe ai u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës.

Krimi ndodhi më 3 shtator 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të asaj periudhe.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë.

Kjo e fundit kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim nga e para.

Prokuroria ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin, duke argumentuar se për akuzën e vrasjes nuk duhet të pranohej gjykimi i shkurtuar dhe, për rrjedhojë, nuk duhej të ulej dënimi.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë përllogaritjen e kohës që Damiano Toshi ka vuajtur në burg.

Nëse rezulton se ai e ka shlyer dënimin e ri prej 25 vitesh, pritet të lirohet nga burgu, duke i dhënë një kthesë të papritur një dosjeje që për më shumë se dy dekada ishte identifikuar me dënimin maksimal të drejtësisë shqiptare./Versus.al

Poll