
Ka nisur protesta e 39-të qytetare kundër qeverisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë duke përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike.
Protestuesit shprehen të vendosur në kauzën e tyre duke theksuar se atdheu nuk është në shitje dhe se qeveria duhet të reflektojë për 5 pikat e kërkesave të tyre.
Qytetarët thonë se as vapa dhe as pushimet nuk do t'i pengojnë të mblidhen në shesh për të kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet./Versus.al

