AKTUALITET /

Vlorë, bie zjarr në Kuzum Baba, rrezikohet teqeja dhe banesat pranë saj

Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Shkruar nga Versus

Vlorë, bie zjarr në Kuzum Baba, rrezikohet teqeja dhe banesat

Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Situata paraqitet shqetësuese pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, një nga objektet me rëndësi fetare dhe historike në qytet./Versus.al

Poll