
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Vatra e zjarrit është krijuar pranë disa banesave, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt objekteve të banimit. Për shkak të zjarrit, zona është mbuluar nga re të dendura tymi, ndërsa banorët janë përballur me një situatë të pazakontë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e flakëve.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të parandaluar afrimin e tij drejt banesave përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur faktorë që kanë favorizuar përhapjen e flakëve./Versus.al

