
Ndërkohë që prej 38 ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta masive që janë mbështetur edhe nga diaspora kundër projektit të planifikuar për t’u ndërtuar në Zvërnec, si për ironi në të njëjtin vend do të mbahet një festival muzikor për fansat e muzikës elektronike.
Reklamat për këtë event po shpërndahen në të gjithë Tiranën duke u bërë me dije të rinjve se sot është afati i fundit për blerjen e biletave.

Organizatorët bëjnë me dije se Festivali Sundance është një përvojë 4-ditore dhe 4-netëshe e muzikës elektronike që mbahet në parajsën natyrore të Zvërnecit, duke ngritur 3 skena, muzikë pa ndërprerje 24 orë dhe mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas. Pritet që ky spektakël të nisë pasditen e 9 korrikut dhe të zgjasë deri në 12 korrik. Versus.al

