
Kolegji Universitar “Bedër”, pritet të mbyllë aktivitetin e tij në fushën e arsimit. Sipas informacioneve, universiteti nuk do të hapë më aplikime për të pranuar studentë të rinj për vitin akademik 2026-2027.
Studentët aktualë do të vazhdojnë studimet e tyre sipas një plani tranzicioni deri në përfundimin e tyre. Ata të cilët kanë përfunduar studimet do të pajisen me diplomë normalisht, ndërsa ata që janë ende në proces studimi do të transferohen në institucione të tjera të arsimit të lartë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi dhe vetë drejtuesit e institucionit nuk kanë bërë një reagim për këtë ndërprerje të aktivitetit. Në faqen zyrtare të Bedër University, nuk ka asnjë njoftim për hapjen e aplikimeve për studentë të rinj.
Kolegji Universitar "Bedër" u themelua në vitin 2011 nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe funksionon si një institucion jopublik dhe jofitimprurës i arsimit të lartë.
Nuk dihet nëse arsyeja lidhet edhe me thirrjet e vazhdueshme të Turqisë për ndërprerjen e aktivitetit të institucioneve të cilat konsiderohen të lidhura me lëvizjen e Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si organizator të tentativës për grusht shteti në vitin 2016. Versus.al

