AKTUALITET /

Miratohet kalendari, ja kur nis dhe mbaron viti shkollor 2026-2027

Shkruar nga Versus

Miratohet kalendari, ja kur nis dhe mbaron viti shkollor 2026-2027

Është miratuar kalendari zyrtar për vitin shkollor 226-2027. Ministria e Arsimit ka përcaktuar 14 shtatorin e 2026-ës si datë për rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës pas pushimeve verore.

Për maturantët viti shkollor do të përfundojë më 4 qershor 2027, ndërsa për nxënësit e tjerë, shkolla mbyllet zyrtarisht më 18 qershor të vitit 2027.

Ministria e Arsimit bën me dije se kalendari i miratuar përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare. Versus.al

Poll