
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar anulimin e udhëtimit të nënpresidentit të SHBA-së JD Vance drejt Pakistanit, ku pritej të zhvilloheshin negociata për paqe me përfaqësues iranianë.
Sipas planeve fillestare, Vance do të udhëtonte në Islamabad për herë të dytë brenda këtij muaji, me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje me zyrtarë iranianë. Vizita ishte parashikuar të zhvillohej të mërkurën, por është anuluar për arsye që nuk janë bërë plotësisht publike.
Një zyrtar i administratës amerikane, cituar nga CBS, deklaroi se çdo përditësim i mëtejshëm për takime fizike do të bëhet publik nga Shtëpia e Bardhë.
Anulimi i vizitës vjen në një moment kur presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se është rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit për një periudhë të pacaktuar, ndërsa negociatat mes palëve vazhdojnë të mbeten të paqarta./Versus.al


