
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka urdhëruar ushtrisë izraelite (IDF) të "sulmojë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban", sipas një deklarate të shkurtër nga zyra e tij e lëshuar të shtunën pasdite.
Njoftimi nga zyra e kryeministrit të Izraelit vjen pasi Hezbollahu lëshoi raketa dhe përdori dronë kundër Izraelit verior dhe trupave izraelite të stacionuara në Libanin jugor të shtunën.
Siç është raportuar nga mediat izraelite, Hezbollahu ka kryer sulme të shumta çdo ditë kundër forcave izraelite të stacionuara në Libanin jugor mes armëpushimit dhe pretendon se veprimet e tij janë për shkak të shkeljeve të dyshuara të armëpushimit nga Izraeli.
Më herët sot, Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se katër persona u vranë në sulmet izraelite në Libanin jugor.
"Dy sulme nga armiku izraelit, kundër një kamioni dhe një makinerie, në komunitetin Yamor al-Shakif, në provincën Nabatiyeh, shkaktuan vdekjen e katër personave", tha Ministria libaneze e Shëndetësisë në një deklaratë.
Dje, gjashtë persona u vranë në Liban, në ditën më vdekjeprurëse të armëpushimit.

