
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar ashpër sa i takon bashkimit të Partive Popullore Evropiane me liberalët dhe socialistët në Bruksel.
Ai tha se pavarësisht fitores së ekstremit të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, drejtuesve në fakt nuk u intereson vullneti i popullit por vazhdojnë të mbështesin migrimin dhe dërgimin e armëve në luftën Ukrainë-Rusi.
“PPE, nga ana tjetër, në vend që të dëgjonte votuesit, më në fund u bashkua me socialistët dhe liberalët: sot bënë një marrëveshje dhe i ndanë mes vete postet kryesore të BE-së. Atyre nuk u intereson realiteti, nuk u intereson rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe nuk u intereson vullneti i popullit evropian.
Ne nuk duhet të jemi naivë: ata do të vazhdojnë të mbështesin migrimin dhe të dërgojnë edhe më shumë para dhe armë në luftën Rusi-Ukrainë. Ne nuk do të dorëzohemi para kësaj! Ne do të bashkojmë forcat e së djathtës evropiane dhe do të luftojmë kundër burokratëve pro emigracionit dhe luftës”, theksoi Orban. Versus.al
Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
-
Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
-
Lëvizja Atdheu
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
-
Partia Socialiste
-
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
-
Aleanca Kombëtare
-
Aleanca Demokracia e Re
-
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
-
Partia Mundësia (Agron Shehaj)
-
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)







