BOTA /

Përdorimi i rrjeteve sociale i shkaktoi probleme mendore 20 vjeçares, “Meta” dhe “Youtube” do t’i paguajnë 3 mln dollarë

Kompania e drejtuar nga Zuckerberg nuk u shpreh dakord me vendimin.

Shkruar nga Versus
Përdorimi i rrjeteve sociale i shkaktoi probleme mendore 20
Mark Zuckerberg, CEO i kompanisë "Meta"

Kompanitë e platformave sociale “Meta” dhe “YouTube” janë shpallur përgjegjëse nga gjykatë në Los Angeles përsa i takon padisë së bërë nga një 20 vjeçare e cila ankohej se përdorimi i Instagramit, i kishte nxitur problemet e saj me shëndetin mendor.

Sipas vendimit, këto dy kompani do duhet që t’i paguajnë paditëses shumën prej 3 milionë dollarësh si dëmshpërblim. Hetimet zbuluan se “Meta” ishte neglizhente në dizajnimin apo mënyrën e funksionimit të Instagramit.

Më herët, mediat sociale si “TikTok” dhe “Snap” u pajtuan me këtë vendim përpara se të niste gjyqi. Ndërsa “Meta” nuk u pajtua, duke bërë me dije se do të shikojë mundësitë ligjore për ta ankimuar vendimin.

E reja që bëri denoncimin kishte deklaruar se përdorimi i mediave sociale i kishte shtuar varësinë dhe e kishte bërë që të kishte probleme të shëndetit mendor. Versus.al

Poll