Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Prishtinë. Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë parti e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 për qind.Duke shpallur kështu fitues Albin Kurtin.
Në vendin e dytë qëndron Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.889 vota apo 25.63 për qind, ndërsa e treta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.326 vota apo 18.29 për qind.
Deri më tani, kur partia e kryeministrit Albin Kurti në të gjithë Kosovën është në kuotën e 41 %, ende nuk dihet se më kë do të bëjë VetëVendosja koalicion, për formimin e Qeverisë së re.







