
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për fshehje të pasurisë dhe raportim të rremë.
Ahmeti shërbeu i kryetar i Prishtinës për dy mandate, 2013-2021, në deklaratë kishte vendosur të dhëna të pasakta për pasurinë viti 2018 deri në vitin 2022.
“Vlera e përgjithshme e pasurive të padeklaruara arrin mbi 172 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, e cila deklaron se rasti i është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në Kosovë deklarimi i pasurisë nga personat publikë ka filluar në vitin 2007.
Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim gjashtë muaj deri në pesë vite.
Deri më sot, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim./Versus.al

