BOTA /

Putin “nuk pyet”, injoron kërcënimet e Trump dhe vazhdon me bombardimet (PAMJET)

Siç raportohet në mediat e huaja, Presidenti rus Vladimir Putin e ka injoruar totalisht paralajmërimin e homologut të tij amerikan Donald Trump, sa i takon sulmeve të fundit në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

Putin “nuk pyet”, injoron kërcënimet e Trump dhe vazhdon

Siç raportohet në mediat e huaja, Presidenti rus Vladimir Putin e ka injoruar totalisht paralajmërimin e homologut të tij amerikan Donald Trump, sa i takon sulmeve të fundit në Ukrainë.

Bombat në Dobropillia dhe Donetsk kanë vrarë së fundmi të paktën 20 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ndërtesa të tëra janë rrafshuar, një panoramë si dëshmi e qëndrueshmërisë së Rusisë për të mos hequr dorë nga agresioni.

Putin “nuk pyet”, injoron kërcënimet e Trump dhe vazhdon

Raportet paraprake tregojnë se rusët përdorën raketë Iskander-M, Tornado-S MRLS dhe dronin Shahed 136, ndërsa guvernatori i Donetsk Vadym Filashkin u ka bërë thirrje banorëve të zhvendosen në zona më të sigurta.

Dobropillia është shumë pranë depozitave me metale të rralla, për të cilat Amerika ka qenë tejet e interesuar. Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vijuar me thirrjet ndaj SHBA-së për të biseduar me Moskën, pasi sipas tij qëllimet e Putin janë të pandryshueshme.

Putin “nuk pyet”, injoron kërcënimet e Trump dhe vazhdon

Pavarësisht se SHBA-Rusi i ulën përfaqësuesit e tyre në një tryezë bisedimesh në Arabinë Saudite, Rusia tregoi edhe një herë tjetër se nuk paralajmëron për sulme të tilla dhe siç ka theksuar Zelensky, nuk “pyet për marrëveshje”.


Në këtë pikë, Putin nuk merr në konsideratë as paralajmërimet e Trump për “sanksione të reja” ndaj shtetit të tij, edhe pse Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka theksuar herë pas here “se Presidenti rus ka respekt për të”.