BOTA /

Putin: "Të gatshmëm për paqe me Ukrainën, por me 2 kushte." Reagon Zelenski, e krahason me Hitlerin

Putini propozoi fillimin e negociatave për paqe me kusht që ukrainasit të tërhiqen nga 4 rajone dhe të heqin dorë nga antarësimi NATO. Për Kievin zyrtar ky propozim është një farsë. Zelenski krahason Putinin me Hitlerin

Shkruar nga a.b.

Putin: "Të gatshmëm për paqe me Ukrainën, por me 2

Rusia është e gatshme të ndalojë luftimet dhe të nisë negociata nëse trupat ukrainase do të tërhiqen plotësisht nga Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia e Kherson dhe Kievi zyrtar do të angazhohet që të mos bëhet pjesë e NATO-s. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin. 

“Sot do të bëjmë një propozim real për paqe, dhe nuk po flasim për ngrirjen e konfliktit, por pushimin total,” – ka thënë Putini pasi bëri propozimin e tij për negociata me kusht që ukrainasit të tërhiqen nga 4 rajonet dhe të heqin dorë nga NATO.

Putin: "Të gatshmëm për paqe me Ukrainën, por me 2

“Ne nxisim kthimin e faqes tragjike të historisë dhe gradualisht të rivendosim marrëdhëniet me Ukrainën dhe Evropën”, shtoi ai. Nëse Perëndimi dhe Ukraina refuzojnë, paralajmëroi Putin, ata do të mbajnë "përgjegjësinë për vazhdimin e gjakderdhjes".

Kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për përfundimin e konfliktit në Ukrainë “nuk janë një ultimatum”, por një nismë paqeje që pasqyron situatën aktuale. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas të cilit Kievi duhet të ketë parasysh se rrethanat mund të ndryshojnë, raporton Tass.

Putin: "Të gatshmëm për paqe me Ukrainën, por me 2

Por për Kievin zyrtar ky propozim është një farsë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundërshton propozimin e Vladimir Putin për paqe, duke pretenduar se ai "nuk mund të besohet". “Është e njëjta gjë që bëri Hitleri, kur tha ‘më jep një pjesë të Çekosllovakisë dhe mbaron këtu’”, tha udhëheqësi ukrainas për Skytg24. "Por jo, ato janë gënjeshtra, gënjeshtra historike. Pastaj ishte Polonia, pastaj pushtimi i gjithë Evropës. Prandaj nuk duhet t'u besojmë këtyre mesazheve, sepse Putini ndjek të njëjtën rrugë. Sot ai flet për 4 rajone, përpara po fliste për Krimenë dhe Donbasin”. “Atij nuk i intereson çfarë ndodh me njerëzit, kjo është fytyra e re e nazizmit”.- tha Zelenski.

 

 

Poll