
Nuk ka pasur kurrë dashuri mes Moskës dhe Hezbollahut. Arsyeja ishte pasi në vitin 1986, grupi terrorist libanez rrëmbeu katër diplomatë sovjetikë. Njëri prej tyre ishte, atasheu konsullor Arkady Katko i cili u gjet i vrarë në një tualet në Bejrut disa ditë më vonë.
Ndërsa tre diplmatët e tjerë, Oleg Spirin, Valeri Myrikov dhe Nikolay Svirsky u liruan pas një muaji.
Nga ana e saj, KGB-ja kishte rrëmbyer një të afërm të një lideri të Hezbollahut, e kishte gjymtuar atë, përpara se t'ia dërgonte pjesët udhëheqësit të grupit.

Megjithatë, në javët e fundit, armët ruse janë përdorur gjithnjë e më shumë nga Hezbollahu. Muajin e kaluar, ushtria izraelite publikoi imazhe të shkatërrimit të një DR-3. Bëhet fjalë për një raketë lundrimi me rreze veprimi prej 200 kilometrash, që rrjedh nga një dron sovjetik. Një javë më parë, në një tunel në kufi, u gjetën jo vetëm raketahedhës të tipit 9K32 Strela dhe granatahedhës të tipit RPG-27 Tavolga dhe RPG-29 Vampir - pajisje që datojnë nga koha sovjetike - por edhe shumë më të reja si raketahedhës të tipit MRO-A dhe raketa antitank termobarike të tipit 9M131FM Metis-M.

Raketa për Houthis
Grupi terrorist mund t'i ketë marrë armët në Siri, ku regjimi i diktatorit Bashar Al-Assad mbështetet si nga Hezbollahu ashtu edhe nga rusët. Por edhe atëherë, është e vështirë që kjo të ndodhë pa dijeninë e Moskës. Dhe Rusia thuhet gjithashtu se është në bisedime të drejtpërdrejta për furnizimin me armë për rebelët Houthi në Jemen, një grup tjetër pro-iranian që sulmon Izraelin. Sipas CNN, dërgesa e parë u ndërpre në minutën e fundit për shkak të presionit nga Arabia Saudite.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi në shtator se Moska po e merrte në konsiderate që t'u siguronte Houthi-ve raketa P-800 Oniks. Këto janë pajisje që mund të pengojnë më tej lundrimin në Detin e Kuq. Të hënën, Wall Street Journal shkroi se Viktor Bolt ishte duke negociuar me Houthis. Ky është “tregtari i vdekjes”, i lëshuar nga amerikanët në vitin 2022, i njohur prej dekadash si trafikuesi më i paskrupullt i armëve në botë. Ai u shkëmbye me yllin e basketbollit Brittney Griner, E burgosur nga rusët, dhe për këtë arsye sot hidhet teoria se Putin një ditë do të armatosë edhe terroristët.

Putin i ka borxh presidentit iranian
Rusët kanë kohë që përpiqen të qëndrojnë disi neutral ndaj Izraelit, për të parandaluar shtetin hebre që të mbështesë Ukrainën. Por ushtria ruse është bërë e varur nga Irani, i cili e furnizon atë me kamikazë dhe ndoshta me raketa balistike. Prandaj, Putini i ka borxh presidentit iranian, me të cilin do të takohet në një konferencë paqeje në kryeqytetin turkmen Ashgabat.
Ai mund ta bëjë këtë duke ndihmuar aleatët e Iranit, si Houthis dhe Hezbollah. Por edhe duke i pajisur vetë ajatollahët me materiale lufte. Rusia tashmë është angazhuar për dërgimin e luftëtarëve Sukhoy-35 dhe helikopterëve sulmues Mi-28 në Iran. Këta avionë nuk do të ndihmojnë menjëherë për të kapërcyer forcën ajrore superiore të Izraelit. / Marrë nga 7sur7.be-përktheu Versus.al








