Videot që qarkullojnë në internet dhe në media raportojnë se një nga limuzinat e Vladimir Putinit shpërtheu në Moskë. Sipas të njëjtave informacione, presidenti rus ka kërkuar hetim, por lajmi nuk është konfirmuar nga Kremlini.
Më konkretisht, një limuzinë Aurus nga "flota zyrtare e makinave" e Putinit u hodh në erë, duke shkaktuar një shpërthim të madh në një rrugë në veri të selisë së shërbimit sekret FSB të Moskës në Lubyanka.
Kalimtarët e habitur panë se si tym i zi dilte nga pjesa e përparme e automjetit të shkatërruar, ndërsa zjarri vazhdonte të digjte automjetin.
A luxury limousine reportedly from Russian President Vladimir Putin's official fleet exploded in Moscow close to the FSB headquarters. The cause of the explosion remains under investigation, and it is unclear whether anyone was inside the vehicle at the time or if Putin was the… pic.twitter.com/eNEgufRIsJ
— Olga Nesterova (@onestpress) March 29, 2025
Video nga një kënd tjetër tregon se automjeti është dëmtuar edhe në pjesën e pasme.
Nuk dihet se kush po përdorte makinën – e cila besohet se i përket Departamentit të Menaxhimit të Pronës Presidenciale të Putinit.
Nuk raportohet se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin e menjëhershëm, por personat që ndodheshin në automjet thuhet se nuk kanë pësuar lëndime.
Presidenti rus përdor rregullisht makina të prodhuara në Rusi.








