BOTA /

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video, askush si ndihmoi 3 të rinjtë të shpëtonin nga mbytja

"Ajo që më dhemb më shumë është se të gjithë bënë foto dhe video dhe askush nuk i shpëtoi. Askush. Ndoshta mund t'i kishin shpëtuar."- tha nëna e njëres prej viktimave të rrëmbyera nga ujrat e lumit Natisone

Shkruar nga a.b.

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

Bianka, Patricia e Kristian, tre të rinjtë që u rrëmbyen nga furia e lumit Natisone të premten në Itali, do të mund të kishin shpëtuar në qoftë se do të kishin rezistuar edhe një minut më shumë të përqafuar. Kështu deklarojnë ekspertët italianë, të cilët saktësojnë se vetëm 1 minutë pasi të rinjtë i përpiu uji, arriti helikopteri i zjarrfikësve. 

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

"Ajo që më dhemb më shumë është se të gjithë bënë foto dhe video dhe askush nuk i shpëtoi. Askush. Ndoshta mund t'i kishin shpëtuar."

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

Kështu shfryn dhimbjen nëna e Patricia Kormos, njëra nga tre të rinjtë që të premtën u rrëmbyen nga ujrat e lumit Natisone në Udine. Një shpërthim i kuptueshëm ai i nënës së Kormos,  megjithëse, për fat të keq, asnjë nga të pranishmit nuk mund të kishte bërë asgjë për të shpëtuar tre të rinjtë. Ndërkohë, prokuroria e Udines ka hapur hetim për vrasje nga pakujdesia ndaj personave të panjohur.

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

"Nuk ishte e rëndësishme t'i bëje videot. Ajo kishte dalë për një shëtitje, telefonoi disa herë 112. La emrin, adresën. Tha 'Telefononi mamin tim'", vazhdoi gruaja rrëfimin e saj rrëngjethës.

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

“Shpresoj që të gjithë ta mbajnë mend Patrizinë ashtu siç ishte: e mirë, një engjëll, plot dëshirë për të jetuar, i pëlqente të udhëtonte dhe të ndante gjërat me të dashurit dhe shokët e klasës. Përveçse studionte fort për të realizuar ëndrrat e saj, ajo edhe punonte për të fituar diçka. Ajo më thoshte gjithmonë 'Mami, nuk dua të të jem barrë'. Edhe të enjten në mbrëmje ajo kishte punuar, kështu që për këtë të premte i kisha sugjeruar që të pushonte. Shpresuam deri në fund se mbase do të mund të kishin gjetur forcën që të kapeshin diku dhe të shpëtonin”, shtoi nëna e Patrizias.

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupit të djalit që dyshohet se u mbyt me dy mikeshat e tij.

Shpërthen nëna: "Të gjithë bënë foto e video,

Pamjet e tyre të fundit, përpara se trupat të rrëmbeheshin nga furia e ujit të lumit, thyen zemrat e miliona njerëzve dhe tronditën rëndë opinioonin publik italian që kërkon vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës për mos dhënien e ndihmës së duhur për të shpëtuar tre të rinjtë

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: