Takimi i Benjamin Netanyahut me Donald Trumpin më vonë sot në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet pa asnjë deklaratë për shtypin, sipas orarit aktual.
Sipas planit, edhe mbërritja e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:30 sipas orës lokale amerikane do të jetë e mbyllur për shtypin. Më pas, të dy udhëheqësit do të kenë një darkë private me gratë e tyre.
Ndryshe nga dy vizitat e mëparshme të Netanyahut këtë vit, nuk është planifikuar asnjë konferencë për shtyp apo foto në Zyrën Ovale.
Para darkës me Trumpin, Netanyahu do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve ëitkoff, në Blair House, ku do të qëndrojë kryeministri izraelit.
Të martën, Netanyahu është planifikuar të takohet me Zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance, dhe anëtarë të Kongresit në Capitol Hill. Të mërkurën, ai planifikon të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Pentagon, përpara se të organizojë një gala për udhëheqësit hebrenj dhe ungjillorë.
Netanyahu është planifikuar të kthehet në Izrael të enjten.







