Çfarë do të gjeni në brendësi
“Krim mjedisor në zemër të Thethit”, Rama: Të merren masa ndaj prokurores që nuk nisi hetimet. * Rama tha se rastin e prokurores që nuk ka nisur hetimet ndaj "masakrës mjedisore" të kryer në Theth duhet ta ndjekin ministria e Drejtësisë dhe KLP. * Në një reagim zyrtar për media, Prokuroria e Shkodrës shpjegoi se strukturat në Theth nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm. Janë “kontenjerë të përkohshëm pa themele, mbi pllaka guri”, që nuk plotësojnë kriteret për objekt ndërtimi sipas ligjit. Struktura janë vendosur mbi rrasa guri, jo mbi themele betoni, dhe policia e përfshirë në dokumentin zyrtar e ka pranuar këtë.
Zbardhet dosja/ I kërkuari Prek Kodra përdori një të moshuare për ndërtimet në Theth , ja pse Prokuroria nuk nisi hetim

Detaje të reja janë zbuluar mbi ndërtimin pa leje të dhjetë kapanoneve në zonën turistike të Thethit, të cilat janë denoncuar më herët nga autoritetet vendore, por për të cilat prokuroria nuk ka hapur asnjë hetim.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet që pronarja zyrtare e tokës, shtetasja Lene Prroni, është përdorur si "mbulesë" nga Prek Kodrat. Pikërisht ky i fundit dyshohet se ka financuar ndërtimin e objekteve pa leje, që shfrytëzohen për qëllime turistike dhe përfitime ekonomike, ndërsa në dokumente figuron vetëm e moshuara. Administrimi i këtij aktiviteti i është besuar djalit të saj.
Sipas dosjes së prokurorisë, Prroni kishte kërkuar leje ndërtimi pranë bashkisë, por iu refuzua për shkak të mungesës së të drejtës ligjore për të ndërtuar në atë zonë. Megjithatë, ndërtimet u realizuan pavarësisht refuzimit dhe pa asnjë leje zyrtare.
Pavarësisht kësaj, Prokuroria e Shkodrës, nën drejtimin e prokurores Elsa Gjeli, ka vendosur të mos nisë hetime, me arsyetimin se ndërtimet janë pa themele, dhe për rrjedhojë nuk përbëjnë vepër penale në këndvështrimin e saj.
Prek Kodra, emri që del në prapavijë të kësaj çështjeje, është një figurë e njohur për drejtësinë, i përfshirë edhe në dosjen e bujshme “Metamorfoza”.
Nga hetimet e kësaj dosjeje, ka rezultuar se ai kishte planifikuar atentate ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ndaj dy politikanëve të tjerë kosovarë./Versus.al
I superkërkuari Prek Kodra pronar i ndërtimeve pa leje në Theth? Tentoi të vriste Albin Kurtin, përgjimet te Metamorfoza
Ndërtimet e pa lejuara në fshatin turistik Theth, të përmendura në reagimin e sotëm të Kryeministrit Edi Rama, dyshohet se janë pronë e Prek Kodrës, i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në operacionin “Metamorfoza” dhe për tentativë vrasjeje ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Lajmi është i ditur nga burime konfidenciale për Report Tv.
Ndërtimet në Theth e reagimi i Ramës
Rama deklaroi se: “Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”. Rama ka qenw i ashpwr dhe me Prokurorinw lokale, duke shkruar: "POR NA DOLI PROKURORIA E SHKODRËS me deklaratë duke mbajtur anën e Gjelit, me teorinë që ato ngrehina qenkeshin pa themele e ai liqen betoni në livadh qenkej i pafajshëm, kështu që Policia e Shtetit e paska pasur gabim që ka kërkuar ndjekje penale për autorin e asaj masakre
Deklarata e Prokurorisë Shkodër meriton një vëmendje të veçantë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sepse e zgjeron skandalin “Gjeli” duke hedhur hije mbi aftësinë e asaj prokurorie për të arsyetuar logjikisht, e jo më pastaj për të vepruar ligjërisht"
“Metamorfoza”, Prek Kodra në kërkim
Sipas SPAK, emri i Prek Kodrës doli në operacionin “Metamorfoza” mes 21 personash të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai konsiderohet si snajperist me aftësi të larta në armët e gjata dhe dyshohet se kishte marrë porosi për të kryer atentat ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. E-mailat nga Njësia e Anti-Terrorit të Kosovës e vendosnin Kodrën në qendër të skemës: i dyshuar për atentate ndaj Xhavit Halitit, Ismet Haxhës dhe më pas Kurtit. Shpallja në kërkim u bë pas arrestimit të disa personave në operacionin “Metamorfoza”. Organet ligjzbatuese e përshkruajnë Kodrën si figurë me nivel të lartë rrezikshmërie, i dyshuar edhe për atentat ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan.
Reagon ashpër Rama për ndërtimet në Theth e Prokurorinë Shkodër: “Kabinat do t’i marrë shteti, denoncim për prokuroren Gjeli”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht ashpër pas zhvillimeve të fundit lidhur me ndërtimet pa leje në Theth, duke theksuar se “të gjitha kabinat e ‘fshatit turistik’ të ndërtuar nga krimineli që plagosi Thethin do të sekuestrohen nga shteti”. Por në reagimin e tij, të riformoluar pak minuta pas publikimit Rama i "ka kthyer kusurin" dhe Prokurorisë së Shkodrës.
"Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
POR NA DOLI PROKURORIA E SHKODRËS me deklaratë duke mbajtur anën e Gjelit, me teorinë që ato ngrehina qenkeshin pa themele e ai liqen betoni në livadh qenkej i pafajshëm, kështu që Policia e Shtetit e paska pasur gabim që ka kërkuar ndjekje penale për autorin e asaj masakre
Deklarata e Prokurorisë Shkodër meriton një vëmendje të veçantë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sepse e zgjeron skandalin “Gjeli” duke hedhur hije mbi aftësinë e asaj prokurorie për të arsyetuar logjikisht, e jo më pastaj për të vepruar ligjërisht" - shkruan Rama.
Në postimin në Facebook, Rama tha se ekipet e Bashkisë Shkodër nuk do të largohen nga zona pa “shëruar zemrën e qytezës magjike”, duke lënë të kuptohet se do të ketë ndërhyrje të menjëhershme në territor.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur një denoncim zyrtar për skandalin “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ky veprim vjen pas vendimit të prokurores Elsa Gjeli për të mos nisur procedim penal ndaj ndërtimeve në Theth, të cilat Prokuroria e Shkodrës i ka klasifikuar si kontenjerë të përkohshëm dhe jo objekte ndërtimi me leje të detyrueshme.
“Kabinat do i marrë shteti. Skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do largohet pa e shëruar zemrën e Thethit. Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit ‘Gjeli’ në KLP”, - shkroi Rama.
Ky reagim vjen pas debatit të ndezur mes institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit mbi mënyrën si po trajtohen shkeljet e pretenduara në zonat e mbrojtura turistike.
Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet Ramës: “Nuk ka ndërtim të paligjshëm në Theth, vendimi sipas ligjit”
Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që pretendoi se një fshat turistik u ndërtua pa leje në Theth dhe se prokurorja Elsa Gjeli nuk nisi hetim mbi denoncimin e Policisë, Prokuroria e Shkodrës ka sqaruar se nuk ka çeshtje penale.
Në një reagim zyrtar për media, ajo shpjegoi se strukturat në Theth nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm. Janë “kontenjerë të përkohshëm pa themele, mbi pllaka guri”, që nuk plotësojnë kriteret për objekt ndërtimi sipas ligjit. Struktura janë vendosur mbi rrasa guri, jo mbi themele betoni, dhe policia e përfshirë në dokumentin zyrtar e ka pranuar këtë.
Sipas VKM-së nr.â¯408/2015, për kontenjerët e përkohshëm të tillë kërkohet vetëm deklaratë paraprake, jo leje ndërtimi.
IMT-ja e Bashkisë Shkodër i ka klasifikuar këto raste si kundërvajtje administrative, jo vepra penale, duke lënë në kompetencë të autoriteteve lokale trajtimin e situatës, - sqaron prokuroria në reagimin e saj.
Sipas organit të akuzës, vendimi i prokurores Elsa Gjeli më 30 maj 2025, bazuar në nenin 290/ç të Kodit të Procedurës Penale, është marrë pasi fakti nuk përbën vepër penale dhe nuk plotëson kërkesat ligjore për ndjekje penale.
Prokuroria përforcon se veprimi i tillë nuk është një vendim politik, por i bazuar në ligjin 290/ç, që ndalon ngritjen e çështjeve penale kur nuk ekziston elementi penal objektiv. Ajo nënvizon pavarësinë e saj funksionale, mbështetur në Kushtetutën dhe ligjin 97/2016, duke vënë në dukje se çdo ndikim i jashtëm politik, direkt ose indirekt, mund të cënojë besimin qytetar në sistemin e drejtësisë.
Përfundimisht, Prokuroria e Shkodrës deklaron se vendimi është i bazuar në analizë ligjore dhe faktesh, jo në vullnet personal, dhe çdo debat publik duhet të ndjekë rrugët formale ligjore, jo komente politike që synojnë presion ndaj sistemit të drejtësisë.
Pas denoncimit, Rama poston aksionin nga Thethi: Krimineli hodhi betonin e dynjasë dhe as nuk shfaqet!
Pas denoncimit publik për ndërtimet pa leje në fushën e Thethit, Kryeministri Rama publikoi sot një video live në Facebook që tregon aksionin e IKMT për prishjen e strukturave të paligjshme.
Ai përsëriti akuzat ndaj prokurores Elsa Gjeli, e cila, sipas tij, ka refuzuar të nisë hetimet, duke shpërfillur denoncimin zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit.
Postimi i kryeministrit Rama:
Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shteti.
“Krim mjedisor në zemër të Thethit”, Rama: Të merren masa ndaj prokurores që nuk nisi hetimet
Pas takimit në Vlorë ku inspektoi hapësirat publike të zaptuara nga bizneset private të cilave u bëri thirrje për lirim sa më të shpejtë të këtyre ambienteve, kryeministri Edi Rama e ka drejtuar vëmendjen diku tjetër.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama e nis me një foto nga ku duket Thethi si është tani dhe si ka qenë, ku tregohet se mu në qendër të zonës janë bërë disa ndërtime të cilat sipas Ramës kanë “plagosur” zonën e mbrojtur. Gjatë fjalës së tij u fokusua në vendimin e prokurores Elsa Gjeli për të mos nisur hetimet për çështjen.
“Ky është Thethi pas një masakre të mirëfilltë të realizuar nga një individ që rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit. Thethi që është një kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe është katandisur mu në zemër të tij në një territory toke të xanun. Si ka mundësi? Si është e mundur pasi Inspektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje brutale mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare dhe e përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por shpall mosfillimin e çështjes. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija të kuptoja unë, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë”- shprehet Rama.
Duke e konsideruar një tradhëti ndaj qytetarëve shqiptarë, Rama tha se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë të marrë masa për këtë rast, ndërsa bëri thirrje që KLP të veprojë ndaj dëmit të madh që kjo prokurore ka sjellë duke mos nisur hetimin e çështjes penale.
“Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes që një prokurore e Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor të pronës publike, të një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji, specifik të persijatet në një jerm si ai që ju lexova që është vetëm pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm të vendimit të mosfillimit të çështjes penale. Ai komunitet banorësh e turistësh ndihet i përdhunuar nga një individ që mu në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje. Për zonjën Gjeli kjo nuk përbën vepër penale. Zonja Gjeli është vetëm një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra ndaj vendimeve skandaloze.
Po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin e Vlora Sport tek pylli i sodës në një truall shtetëror sepse një prokuror tjetër ka vënë nën sekuestro për falsifikim dhe mirë ka bërë, por sekuestro zgjat për vite e vite të tëra. I kam kërkuar ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli e cila ka lënë në baltë të gjitha ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguesit shqiptarë si prokurore dhe kamë kërkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP-së që duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale Republikës së Shqipërisë”- shtoi më tej kryeministri. Versus.al
Ai tha se do të ketë edhe raste të tjera të ngjashme për të cilat do të merren masa ndaj prokurorëve që nuk kanë vepruar në zbatim të ligjit dhe interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Versus.al







