AKTUALITET /

EMRAT/ Korçë, mashtronin si bamirës, arrestohet çifti i dyshuar për kredi të marra me identitet të qytetarëve

Të arrestuarit Adi Hodo dhe Paola Zyber dyshohet se prezantoheshin si përfaqësues të një organizate bamirësie, duke u premtuar ndihmë familjeve me vështirësi ekonomike dhe personave vulnerabël.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Korçë, mashtronin si bamirës, arrestohet çifti i

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të dyshuar për një skemë mashtrimi financiar përmes përdorimit të identiteteve të qytetarëve në nevojë.

Të arrestuarit Adi Hodo dhe Paola Zyber dyshohet se prezantoheshin si përfaqësues të një organizate bamirësie, duke u premtuar ndihmë familjeve me vështirësi ekonomike dhe personave vulnerabël.

Sipas hetimeve, ata siguronin kopje ose fotografi të kartave të identitetit dhe të dhëna personale të qytetarëve, të cilat më pas dyshohet se përdoreshin pa dijeninë e tyre për aplikime kredish online pranë institucioneve të mikrokredisë.

Në disa raste, kreditë janë marrë në emër të qytetarëve që nuk kishin dijeni për detyrimet financiare të krijuara, duke u shkaktuar atyre probleme të mundshme ekonomike.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e dëmtuar dhe për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar, përfshirë edhe rolin e mundshëm të institucioneve financiare të përfshira.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me dhënien e të dhënave personale dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar abuzimi.Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al