
Prej ditësh tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj mbi 60 shteteve, kanë shkaktuar kaos në tregjet globale. Ndërsa brenda administratës Trump janë rritur kritikët të cilët e konsiderojnë këtë diçka të gabuar.
Duke iu përgjigjur kritikëve të cilët pretendojnë për uljen e aksioneve të SHBA në tregjet globale, presidenti Donald Trump nuk e mbajti veten kur u shpreh se ka liderë shtetesh që janë gati t’i puthin të pasmet me qëllim që të arrijnë një marrëveshje për heqjen e tarifave.
Trump: "These countries are calling us up. Kissing my ass." pic.twitter.com/a52SfBnsf8
— Aaron Rupar (@atrupar) April 9, 2025
"Po ju them, këto vende po na telefonojnë, janë gati të më puthin të pasmet," u mburr Trump në Darkën e Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit në Uashington, D.C.
"Po," vazhdoi ai. "Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje."
Trump më pas imitoi dikë duke thënë: "Ju lutem, ju lutem, zotëri, bëni një marrëveshje. Do të bëj çdo gjë. Do të bëj çdo gjë, zotëri."
Kjo ka ngjallur edhe të tjera kritika në media e rrjete sociale duke e konsideruar sjelljen e Trump si arrogante dhe narciste. Versus.al








