SHBA- Një 29 vjeçar i identifikuar si Chamel Abdulkarim, i ka vënë flakën një magazine të madhe në Kaliforni. Zjarri nisi pas mesnatës të së martës brenda depove të magazinës ku i riu filmoi gjithçka dhe e publikoi në rrjetet sociale.
Abdulkarim ishte i punësuar si shpërndarës i magazinës ku prodhoheshin produktet e kompanisë “Kimberly Clark”. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ai tregon qartë zemërimin e tij ndaj pronarëve duke shprehur pakënaqësinë lidhur me pagën që merrte.
"E tëra çfarë duhej të bënit ishte të na paguanit mjaftueshëm për të jetuar," thotë 29 vjeçari ndërsa ndez paletat me produkte letre, përpara se të shtonte më vonë në një video tjetër, "Ja ku shkoi inventari juaj."
Videot të cilat u postuan në mediat sociale - tregojnë paleta me produkte në flakë ndërsa alarmet bien dhe punonjësit mund të dëgjohen në radio duke folur për zjarrin.
Rreth 20 persona po punonin në depo në atë kohë, por askush nuk u lëndua nga zjarri. Ekipet luftuan me zjarrin për më shumë se 12 orë, ndërsa ai përshkoi të gjithë objektin. Rreth 175 zjarrfikës ndihmuan në shuarjen e zjarrit me gjashtë alarme, por ndërtesa pësoi dëme të plota. I riu u arrestua nga policia dhe ndaj tij janë ngritur akuza të shumta. Versus.al

