AKTUALITET /

Dy civilë tentuan të rrëmbejnë protestuesin në rrugë, reagon Lamallari: Agjentët kriminalë, kryen detyrën

Lamallari thotë se dy personat që tërhiqnin prej krahu të riun, ishin agjentë kriminalë dhe ndodheshin aty në detyrë

Shkruar nga Versus

Dy civilë tentuan të rrëmbejnë protestuesin në

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas publikimit të videos ku dy civilë tentuan të rrëmbenin një protestues.

Lamallari thotë se dy personat që tërhiqnin prej krahu të riun, ishin agjentë kriminalë dhe ndodheshin aty në detyrë.

“Personat që shoqërojnë qytetarin e shfaqur  në videon e publikuar janë punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë agjentë të Policisë Kriminale në një nga Komisariatet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga analizimi i pamjeve filmike të administruara, janë identifikuar persona të cilët, gjatë protestës, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin në krye të detyrës. Si pasojë e këtyre sulmeve janë dëmtuar 6 punonjës policie, 3 prej të cilëve kanë pësuar dëmtime më të rënda fizike.

Në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të ligjit, punonjësit e Policisë Kriminale kanë të drejtë të mbajnë në vëzhgim persona të dyshuar për përfshirje apo mbështetje të akteve të dhunshme gjatë tubimeve, si dhe, në momentet e përshtatshme operative, të kryejnë shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme procedural”, thotë në reagimin e tij ministri i Brendshëm./Versus.al

Poll