BOTA /

Tmerri i luftës përmes syve të një vajze 13-vjeçare: E mitura qan dhe bërtet "babi, babi" ndërsa vrapon për të gjetur strehim në Bejrut

Kryeqyteti libanez u testua të mërkurën me më shumë se 100 bombardime brenda një periudhe 10-minutëshe.

Shkruar nga Versus

Tmerri i luftës përmes syve të një vajze 13-vjeçare:

Një video nga Liban pasqyron në mënyrë të fortë dhe dramatike terrorin që shkakton lufta sa herë që shpërthen.

Protagoniste është një vajzë 13-vjeçare, e cila fillimisht dëgjon dhe më pas sheh raketa izraelite që shpërthejnë në Bejrut, ndërsa ajo shëtiste pa shqetësim me të atin.

Vajza, që po përdorte filtra në Snapchat, është e pavetëdijshme për tmerrin që do të pasojë.

Fillimisht dëgjohet zhurma dhe ajo kthen sytë nga qielli, e më pas shfaqet shpërthimi, ndërsa kamera e telefonit regjistron tymin nga goditja e raketës.

Pasojnë shpërthime të tjera dhe 13-vjeçarja hyn me nxitim në një ndërtesë për të gjetur strehim nga rreziku.

Duke qarë, ajo thërret “babi, babi”, ndërsa videoja ndërpritet në atë moment.

Të mërkurën, me mbi 100 sulme brenda 10 minutash, shpërthime të vazhdueshme tronditën Bejrutin, ndërsa re të dendura tymi mbuluan qiellin e qytetit.

Sipas ushtrisë izraelite, në shënjestër u vunë mbi 100 qendra administrative dhe ushtarake të Hezbollah në kryeqytet, në Luginën Bekaa dhe në jug të Libanit.

Pamjet nga bombardimet kujtojnë skena apokaliptike, me zjarrin, rrënojat dhe tymin që dominojnë një realitet që i ngjan “ferrit mbi tokë”./Versus.al

Poll