Të paktën tre persona humbën jetën të dielën në një incident tragjik në veri të Germanisë, pranë Flensburg, kur një pemë ra mbi grupin e tyre gjatë një kërkimi për vezë Pashke. Viktimat janë një adoleshente 16 vjeçare, një nënë e re 21 vjeçare dhe një foshnjë 10 muajshe, sipas një zëdhënësi të policisë.
Ata u goditën për vdekje nga një pemë 30 metra e lartë që ra gjatë stuhisë. Viktimat humbën jetën gjatë kërkimit të vezëve të Pashkëve.
Moti i keq dhe erërat e forta shkaktojnë rrëzimin e një peme në veri të Gjermanisë, duke lënë edhe të tjerë të lënduar.
Incidenti ndodhi rreth orës 11:00 në Satrupholm. Disa persona të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.
Shërbimi meteorologjik gjerman (DWD) raportoi se në zonë kishte kohë të stuhishme, me erëra që arrinin shpejtësinë 65 km/h dhe kulme deri në 90 km/h, duke e bërë terrenin të jashtëzakonisht të rrezikshëm për aktivitetet jashtë shtëpisë.

