Një alarm i rëndë ka tronditur qytetin veri-perëndimor të Stuttgartit kur dy burra, gjatë një kërkimi të zakonshëm të vezëve të Pashkëve në një kopsht privat, gjetën një shishe të bardhë plastike me kapak të kuq, e etiketuara “Polonium 210”, një substancë radioaktive me potencial vdekjeprurës.
Sipas policisë, Ministria e Mjedisit mori menjëherë kontrollin e shishes dhe e transportoi në mënyrë të sigurt të dielën në mbrëmje. Rreth 138 forca të emergjencës me 41 automjete, përfshirë një njësi të specializuar për mbrojtjen nga rrezatimi, u angazhuan në vendngjarje.
Burri që gjeti shishen lajmëroi menjëherë autoritetet. Zëdhënësi i zjarrfikësve konfirmoi se shishja duket reale dhe është etiketuar në mënyrë zyrtare, me një peshë rreth 200 gramë, që përputhet me karakteristikat e Polonium 210 – një substancë e rëndë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin.
Polonium është substancë radioaktive dhe tepër toksike, sidomos nëse thithet ose hyn në plagë të hapura. Ky lloj helmi ka qenë i përdorur në sulme të mëparshme ndaj kritikëve të Kremlinit, si rasti i Alexander Litvinenko në Londër më 2006.
Sipas autoriteteve, të gjitha matjet në zonën përreth shishes rezultuan negative dhe vendi i gjetjes është liruar për publikun. Dy burrat mbetën të pa-lënduar. Hetimet e mëtejshme mbi origjinën dhe përmbajtjen e shishes i mori në dorë policia. /VERSUS

