Një aksident i rëndë mes dy kamionëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Itali, duke rezultuar tragjikisht me humbjen e jetës së dy të rinjve nga Kosova.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45. Njëri prej viktimave është identifikuar si Driton Sadikaj nga Deçani, ndërsa tjetri dyshohet të jetë nga Malisheva.
Viktimat ishin të punësuar në një kompani ndërtimi në rajonin e Tirolit Jugor.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit vullnetarë, Kryqin e Bardhë dhe policinë rrugore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, dy të rinjtë nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti fatal.







