POLITIKË /

U emërua ministër i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi falenderon kryeministrin Rama dhe deputetët: Përgjegjësi e jashtëzakonshme!

Ministri i ri i Mbrojtjes reagon pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar atë një nder dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit. Ai falënderon Kryeministrin për besimin dhe Kuvendin për votëbesimin, ndërsa thekson angazhimin për forcimin e rolit të Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike dhe përkushtimin ndaj Forcave të Armatosura.

Shkruar nga Versus
U emërua ministër i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi falenderon
Ermal Nufi

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar me një mesazh publik në rrjete sociale pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar drejtimin e këtij dikasteri si një nder të madh, por mbi të gjitha si një përgjegjësi të jashtëzakonshme në shërbim të Atdheut.

Në postimin e tij, ai thekson se Ministria e Mbrojtjes ka një peshë të veçantë, pasi është institucioni ku ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

“Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit,” shprehet ai, duke vënë theksin te roli i burrave dhe grave me uniformë në garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes së qytetarëve shqiptarë.

Ministri i ri falënderon Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë për ta ushtruar këtë detyrë të lartë, si edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votëbesimin dhe mbështetjen.

Ai shprehet se e merr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri, duke premtuar integritet të plotë dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe forcimit të rolit të Shqipërisë në aleancën strategjike.

Postimi i plotë:

ATDHEU • SIGURIA • ALEANCA

Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit. Është institucioni ku puna dhe përkushtimi i burrave dhe grave me uniformë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.

Falënderoj Kryeministrin Edi Rama për besimin që më ka dhënë për t’i shërbyer Atdheut në këtë detyrë kaq të lartë. Njëkohësisht falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votëbesimin dhe mbështetjen e dhënë.

E marr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri, me angazhimin për ta ushtruar këtë detyrë me integritet të plotë dhe me përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike./Versus.al

Tags:

ermal nufi

Poll