BOTA /

Tragjedia / Të paktën 90 të vdekur nga një shpërthim gazi në një minier qymyri në Kinë

Aksidenti më i rëndë minerar në vend që nga viti 2009 – vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Shanxi

Shkruar nga Versus

Tragjedia / Të paktën 90 të vdekur nga një shpërthim

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi gazi në një minierë qymyri në provincën veriore të Shanxit në Kinë, duke shënuar aksidentin më vdekjeprurës minerar në vend në më shumë se një dekadë.

Shpërthimi ndodhi të premten vonë në minierën Liushenyu, në qarkun Qinyuan, ndërsa në momentin e ngjarjes rreth 247 punëtorë ndodheshin nën tokë.

Sipas mediave shtetërore, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit.

Tragjedia / Të paktën 90 të vdekur nga një shpërthim

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar mobilizim maksimal për trajtimin e të lënduarve dhe kërkim-shpëtimin, si dhe një hetim të plotë për ngjarjen dhe ndëshkim të përgjegjësve.

Kryeministri Li Qiang ka kërkuar gjithashtu publikim të saktë dhe në kohë të informacionit, si dhe transparencë të plotë në procesin hetimor.

Autoritetet provinciale të Shanxit kanë dërguar 7 ekipe shpëtimi dhe mjekësore me rreth 755 persona në zonën e fatkeqësisë.

Shanxi, e njohur si zemra e industrisë së qymyrit në Kinë, ka regjistruar historikisht aksidente të rënda minerare, megjithëse vitet e fundit siguria në miniera është përmirësuar ndjeshëm.

Poll