BOTA /

"Do të kryqëzohem", Trump: Nuk e di nëse do shkoj në dasmën e djalit, kam punë me Iranin

Shkruar nga Versus

"Do të kryqëzohem", Trump: Nuk e di nëse do shkoj

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë ditën e djeshme ku u shpreh se nuk është i sigurt nëse do të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij, Donald Trump Jr, duke përmendur luftën me Iranin dhe "çështje të tjera" me të cilat po merret aktualisht.

"Ai ka dëshirë që unë të shkoj, por do të jetë thjesht një ceremoni e vogël dhe private, ndaj do të përpiqem t'ia arrij," tha presidenti në përgjigje të pyetjes së një gazetari në Shtëpinë e Bardhë. "I thashë: “Kjo nuk është periudha më e mirë për mua, kam në dorë çështjen e Iranit dhe gjëra të tjera'."

"Në këtë situatë nuk kam si të fitoj. Nëse shkoj, më kryqëzojnë; nëse nuk shkoj, përsëri më kryqëzojnë, e kam fjalën për mediat e rreme, natyrisht. Por ai ka krah vetes një person që e njoh prej kohësh dhe shpresoj të kenë një martesë të mrekullueshme”, u shpreh më tej presidenti amerikan.

Trump JR dhe e fejuara e tij, Bettina Anderson,  një personazh i njohur i jetës publike në Palm Beach, Florida,  pritet të martohen këtë fundjavë. Ceremonia e tyre do të zhvillohet në një ishull privat në Bahamas dhe siç tha edhe Trump, raportohet se do të ketë të pranishëm vetëm pak anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë. Versus.al

Poll