Gjatë një interviste për Fox News, presidenti i SHBA-ve Donald Trump është ngatërruar sërish teksa ka folur për konfliktet që ka ndërmjetësuar për t’u dhënë fund luftës. Duke dashur të përmendë marrëveshjen mes Azerbjaxhanit dhe Armenisë, në vend të kësaj të fundit, Trump ka përmendur Shqipërinë. Kjo është e dyta herë që ndodh një ngatërresë e tillë nga presidenti i SHBA.
“Unë zgjidh luftëra që ishin të pazgjidhshme. Ah, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Kjo vazhdoi për shumë, shumë vite. Kisha kryeministra dhe presidentë në zyrën time. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit. Një karrige ishte këtu, tjetra ishte atje. Unë thashë, ‘Djema, afrohuni. Ejani… Le të përqafohemi dhe të pajtohemi. Dhe, gjithsesi, e zgjidhëm problemin…”, u shpreh Trump.
Komentet erdhën si pjesë e një liste prej shtatë konfliktesh që Trumpi pretendoi se i kishte zgjidhur brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij të dytë si president. Nagorni-Karabakut, zonë brenda Azerbajxhanit u shpall nga separatistët etnikë armenë si republikë e pavarur dhe e njohur më vonë si Artsakh. Territori u mbajt në kontroll nga separatistët armenë për gati 30 vjet derisa Azerbajxhani rifitoi kontrollin e pjesës më të madhe të territorit pas një lufte gjashtë-javore në vitin 2020 dhe marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia. Versus.al







