BOTA /

Vendimi për ish-krerët e UÇK shtyhet për në korrik, Gjykata Speciale: Absolutisht e nevojshme

Pritej që vendimi të jepej këtë muaj.

Shkruar nga Versus

Vendimi për ish-krerët e UÇK shtyhet për në korrik,

Gjykata Speciale vendosi ta shtyjë për në datën 20 korrik shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pavarësisht se gjyqi ndaj tyre përfundoi në korrik dhe vendimi pritej këtë muaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep tha të mërkurën se paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik, “për shkak të kompleksitetit të rastit”. 

Ajo gjithashtu shpjegoi se 20 korriku nuk nënkupton se në atë kohë do të shpallet aktgjykimi dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër.

“Kjo datë nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm data e afatit të zgjatur. Paneli shtoi se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të jetë absolutisht e nevojshme, do të nxjerrë një urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur”, tha Griep për REL-in.

Që të katërtit i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe u deklaruan përsëri të pafajshëm në deklaratat përmbyllëse në shkurt.

Ish-eprorët e UÇK-së kërkojnë shfajësim në mbyllje të gjyqit në Speciale Bashkëngjite Shpërndaje Ish-eprorët e UÇK-së kërkojnë shfajësim në mbyllje të gjyqit në Speciale nga Radio Evropa e Lirë Bashkëngjite Shpërndaje Kodi u kopjua.

Prokurorët, ndërkohë, kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë kërkuar lirimin e tyre, duke argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara. Versus.al

Poll