AKTUALITET /

I vuri tritol në lokal, Noizy paraqitet në GJKKO për t’u përballur me Laert Haxhiun

Noizy është në mesin e 60 dëshmitarëve në gjyqin ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Shkruar nga Versus
I vuri tritol në lokal, Noizy paraqitet në GJKKO për t’u
Rigels Rajku, ''Noizy''

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit ‘’Noizy’’ është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme së bashku me babain e tij Bashkim Rajku pasi janë thirrur në lidhje me procesin që po mbahet ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Noizy dhe i ati janë mes 60 dëshmitarëve, të thirrur prej mbrojtjes së Laert Haxhiut, i cili momentalisht është duke u gjykuar nën akuzë si kreu i një grupi kriminal, ku edhe përfshihen 14 krime të rënda, vrasje, atentate, shpërthime me trittol si edhe grabitje me armë.

Në vitin 2022 në lokalin e Noizyt shpërtheu një sasi tritoli menjëherë pasi ky i fundit kishte dhunuar reperin Kleviol Ahmeti pas ofendimeve të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij. SPAK zbuloi  asokohe, përmes të penduarit të drejtësisë Artan Tafani se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si një përgjigje ndaj dhunimit të shokut të tij Kleviol Ahmeti nga Noizy dhe miqtë e tij. Versus.al

Poll