BOTA /

(VIDEO) 1 Maji, mijëra qytetarë bashkohen dhe bllokojnë Beogradin për të drejtat e tyre

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, mijëra qytetarë dhe studentë në Serbi dolën në rrugë për të protestuar, në një mobilizim të gjerë që për herë të parë që nga viti 2004 bashkoi pesë sindikatat më të mëdha të vendit

Shkruar nga Versus

(VIDEO) 1 Maji, mijëra qytetarë bashkohen dhe bllokojnë Beogradin

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, mijëra qytetarë dhe studentë në Serbi dolën në rrugë për të protestuar, në një mobilizim të gjerë që për herë të parë që nga viti 2004 bashkoi pesë sindikatat më të mëdha të vendit. Në qendër të kërkesave ishin drejtësia për viktimat e një tragjedie të rëndë dhe kërkesa për kushte më të drejta pune.

Në Novi Sad, turma të mëdha u mblodhën në mesditë pranë stacionit të trenit, për të nderuar kujtimin e 16 personave që humbën jetën më 1 nëntor 2024, pas shembjes së një muri betoni. Në vendin e tragjedisë u mbajt një heshtje 16-minutëshe dhe më pas u vendosën kurora nga përfaqësues të sindikatave dhe organizatave studentore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Në Beograd, protestat nisën në orët e para të mëngjesit me tubime të shpërndara në disa zona të kryeqytetit. Marshimet përfunduan para ndërtesës së qeverisë, ku protestuesit u bashkuan nën moton: “Solidaritet dhe në luftën e përbashkët.”

Ajo që e bën këtë vit të veçantë është roli kyç i organizatave studentore, të cilat bënë thirrje për unitet mes sindikatave dhe arritën t’i ulin në një tryezë për bashkërendim veprimesh. “Studentët arritën të na bashkojnë,” deklaroi Zheljko Veselinoviç, kreu i sindikatës “Sloga”.

Në faqen zyrtare të lëvizjes studentore, protestat e 1 Majit cilësohen si një hap i parë drejt “radikalizimit të veprimeve”, pa dhënë detaje se çfarë nënkupton kjo konkretisht. Megjithatë, kjo sinjalizon një intensifikim të qëllimshëm të presionit ndaj autoriteteve.

Prej gjashtë muajsh, studentët në Serbi kanë qenë aktivë në protesta kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe mungesës së meritokracisë. Ata vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad dhe reformim të thellë të sistemit. /Versus.al/

Tags:

serbi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: