BOTA /

VIDEO / Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë

Tërmeti goditi qytetin e Holmit dhe thellësia e tij fokale ishte 10 kilometra. Në fund të gushtit, një tjetër tërmet me magnitudë 6.0, goditi provincat lindore të Kunar, Laghman dhe Nangarhar. Më shumë se 2,200 njerëz u vranë në atë tërmet, më vdekjeprurësin në historinë e kohëve të fundit të Afganistanit.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm me

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit tronditi rajonin Hindu Kush në  Afganistanin verior , njoftuan sonte Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti  goditi qytetin e Kholmit, pranë Mazar-i-Sharif, kryeqytetit të provincës Balkh, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas instituteve gjeologjike GFZ dhe USGS. Dridhjet u ndjenë deri në kryeqytetin, Kabul, sipas korrespondentëve të AFP atje. 

Në fund të gushtit, një tjetër tërmet me magnitudë 6.0, goditi provincat lindore të Kunar, Laghman dhe Nangarhar. Më shumë se 2,200 njerëz u vranë në atë tërmet, më vdekjeprurësin në historinë e kohëve të fundit të Afganistanit.

Vendi goditet shpesh nga tërmetet, kryesisht në vargmalin Hindu Kush, pranë vendit ku takohen pllakat tektonike euroaziatike dhe indiane.

Që nga viti 1900, 12 tërmete me magnitudë më të madhe se 7 kanë goditur Afganistanin verilindor, sipas Brian Bapty, një sizmolog në Shërbimin Gjeologjik Britanik.

Talebanët, të cilët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, janë përballur me disa tërmete, siç ishte ai në rajonin Herat, në kufirin me Iranin, në vitin 2023, në të cilin vdiqën më shumë se 1,500 njerëz dhe u rrafshuan më shumë se 63,000 shtëpi.

Poll