BOTA /

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit trupat e 62 viktimave

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit

Nxirren nga vendi i aksidentit, të gjithë viktimat e shkaktuara pas rrëzimit avioni në shtetin brazilian të Sao Paulos.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

Në aeroplanin ndodheshin 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë. Trupat e 35 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e Sao Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.

Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar. Kapiteni Danilo Santos Romano, 35 vjeç, ishte viktima e parë e identifikuar.

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh. Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.

Poll