Të paktën 71 persona kanë humbur jetën të martën mbrëma në një aksident automobilistik në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, raporton agjencia “Reuters”.
Në mesin e viktimave janë 17 fëmijë.
Një autobus me emigrantë të deportuar u përfshi nga zjarri pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë rajonale Ahmadullah Muttaqi.
Ai ka shpërndarë një video në rrjete sociale.
“Zjarrfikësit arritën shpejt, por për fat të keq, nuk arritën t’i shpëtojnë viktimat”, tha Muttaqi.
???????????? DEADLY BUS CRASH IN AFGHANISTAN KILLS AT LEAST 71
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 19, 2025
A bus carrying deported migrants caught fire after colliding with a truck and motorcycle in Herat province.
At least 71 people are confirmed dead.
Source: AZintel pic.twitter.com/6IfCOMz47v







