BOTA /

Video e rënies së urës në Belgjikë, një punëtor humbi jetën

Një urë në ndërtim e sipër u shemb pjesërisht të enjten rreth orës 14:00. Disa vinça ranë në lum si pasojë e shembjes. Ndër 13 personat e pranishëm në vend, 4 u plagosën, ndërsa tjerë ndërroi jetë

Shkruar nga Versus

Video e rënies së urës në Belgjikë, një

Rëndohet bilanci i shëmbjes së një ure në Belgjikë. Një person humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë janë të plagosur rënë. Ura, e cila ka qenë e prishur që nga fundi i shkurtit, u shemb të enjten rreth orës 14:00 pas një "aksidenti në kantier". Pjesa qendrore e infrastrukturës ra në ujë. Disa vinça gjithashtu ranë nga shembja. Njëri prej tyre ra mbi një maune të pozicionuar poshtë urës ku gjendej për të marrë ndonjë mbeturinë nga kantieri.

Shërbimet e urgjencës thanë se trembëdhjetë persona po punonin në urë në momentin e shembjes. Katër punëtorë u plagosën dhe u dërguan në spital. Njëri prej të plagosurve ishte në gjendje kritike pasi u nxor nga ujërat e Canal du Centre, por fatkeqësisht ai nuk i shpëtoi dot plagëve.

Aksidenti tragjik është filmuar nga një kamera vëzhgimi dhe më pas është shpërndarë dhe në rrjetet sociale. 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: