
Një flotilje me ndihma humanitare e nisur drejt Gazës është ndaluar në det nga forcat izraelite, sipas deklaratave të aktivistëve që ndodheshin në bord.


Mes personave që udhëtonin në anije ndodhet edhe shtetasi shqiptar Baki Goxhaj, për të cilin raportohet se prej disa orësh mungojnë komunikimet pas ndërhyrjes ndaj flotiljes.
Organizatorët e misionit pretendojnë se anijet civile po transportonin ndihma humanitare, ushqime dhe furnizime për popullsinë në Gaza, ndërsa akuzojnë forcat izraelite për bllokim të komunikimeve dhe ndërhyrje në ujërat ndërkombëtare.
Përmes një reagimi publik, aktivistët e kanë cilësuar ndërhyrjen si “pirateri” dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se bëhet fjalë për një mision civil dhe jo të armatosur.
Ndërkohë, i është bërë thirrje Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe autoriteteve diplomatike shqiptare që të reagojnë menjëherë për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e shtetasit shqiptar në bord.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet izraelite lidhur me incidentin dhe ndalimin e flotiljes.
View this post on Instagram

