BOTA /

VIDEO/ “Palestina e lirë”, me sy të lidhur dhe në gjunjë, aktivistët e flotiljes me ndihma për Gazën poshtërohen nga forcat izraelite, nuk dihet fati i shqiptarit Baki Goxhaj

Izraeli konfirmoi se ka marrë nën kontroll të gjitha anijet e flotiljes dhe ka ndaluar rreth 430 persona, ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të shqiptarit Baki Goxhaj i cili ndodhej në anije në momentin që u ndalua nga autoritetet izraelite

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Palestina e lirë”, me sy të lidhur dhe në

Ministri ekstremist izraelit Ben Gvir ka publikuar një video poshtëruese të momentit sesi i kanë pritur aktivistët e Flotiljes që mbërriti në Gaza me ndihma humanitare për palestinezët.

Me sy të lidhur dhe në gjunjë, pamjet e aktivistëve të ndaluar nga marina izraelite gjatë misionit detar drejt Gazës, kanë bërë xhiron në internet duke shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare pas publikimit të videove nga porti i Ashdodit.

Ata  kanë nisur të mbërrijnë në portin izraelit të Ashdodit, pasi Izraeli konfirmoi se ka marrë nën kontroll të gjitha anijet e flotiljes dhe ka ndaluar rreth 430 persona, ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të shqiptarit Baki Goxhaj i cili ndodhej në anije në momentin që u ndalua nga autoritetet izraelite.

Në disa pamje, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dëgjohet duke u thënë të ndaluarve: “Mirë se vini në Izrael, ne jemi zotërinjtë e shtëpisë”, ndërsa një aktivist që thërriste “Liri për Palestinën” u rrëzua në tokë nga policia.

Sipas organizatës izraelite për të drejtat ligjore Adalah, avokatët kanë filluar takimet me aktivistët e ndaluar dhe do të kundërshtojnë ligjshmërinë e arrestimeve, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani e dënuan ashpër trajtimin e aktivistëve, duke e cilësuar atë “të papranueshëm” dhe në kundërshtim me dinjitetin njerëzor. Roma kërkoi lirimin e menjëhershëm të qytetarëve italianë të ndaluar dhe thirri ambasadorin izraelit për sqarime zyrtare.

Edhe ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar kritikoi publikisht Ben-Gvirin, duke deklaruar se “nuk përfaqëson fytyrën e Izraelit” dhe se sjellja e tij ka dëmtuar imazhin ndërkombëtar të vendit.

Poll